Futboll La Liga

Ranfinha-Inter, Barcelona ofron 2 zgjidhje për zikaltërit

Barcelona ia ka ofruar Interit dy zgjedhje për Rafinhan, huazim me opsion për ta blerë apo huazim me obligim për ta blerë me një çmim më të lirë.

“Zikaltrit” janë duke tentuar të nënshkruajnë me brazilianin gjatë këtij muaji, me bisedime për të që kanë zgjatur tash e një kohë.

Problemi qëndron në atë se Interi nuk guxon të shpenzojë gjatë këtij afati kalimtar për shkak të Financial Fair Play, prandaj i duhet ta sigurojë mesfushorin brazilian fillimisht vetëm si huazim.

Mbrëmë u raportuar se klubet kanë arritur marrëveshje për huazim me opsion për ta blerë për 38 milionë euro, por sot Gazzetta dello Sport raporton se ky është vetëm njëri prej dy opsioneve.

Opsioni tjetër është huazim me obligim për ta blerë por vetëm pasi Rafinha ta ketë arritur një numër paraqitjesh dhe çmimi në këtë rast do të ishte 30 milionë euro.

Related posts

RRËFEN AVENTURËN TEK STOLI I MILAN/ Sedorf: Nuk e di pse klubi më largoi, isha më i miri…

Delo.autor

SEZONI I RI/ Reali fiksohet pas britanikëve, pas Bellingham, Ancelotti kërkon dhe Harry Kane

F.autor

Valverde për Coutinho: S’më pëlqen të flas për këtë, por mund të ndodhë shumë shpejt

Q.Autor

Leave a Comment