Bundesliga Futboll

Kevin-Prince Boateng: Ky, trajneri perfekt për të drejtuar Bayern Munich

Kevin-Prince Boateng (Eintracht Frankfurt) është i bindur se trajneri i tij i tanishëm, Niko Kovaç, mund të bëjë kërcimin e madh në stolin e Bayern Munich. “Unë mendoj se ai është një lloj trajneri, i cili përshtatet.

Ai luajti për Bayernin dhe ka ende marrëdhënie të mira me klubin. Megjithëse ka ende një kontratë, ai bëhet më i madh çdo ditë dhe nuk do të jetë e lehtë për ta nxjerrë jashtë Eintracht Frankfurt”, – tha ish-lojtari i Las Palmas për “Sport1”.

Fakti që Kovaç, 46 vjeç, është një trajner i Bundesligës që nga marsi i vitit 2016, nuk është një pengesë, tha Boateng: “Çfarë doni të thoni, se është shumë herët? Ka lojtarë 16 vjeçarë, të cilët aktualisht janë lojtarë fiks për Bundesliga. Për mua, nuk ekziston shumë shpejt”. Niko Kovac është pjesë e rrethit të trajnerëve, me të cilët Bayern Municih po negocion për pasardhësin e mundshëm të Jupp Heynckes. Kontrata e tij me Eintracht Frankfurt skadon në vitin 2019.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Koha e verdikteve: Finalet, kush ngjitet e kush zbret një ligë më poshtë

Isa.Autor

RRUGA PËR NË CHAMPIONS/ Ja skenarët e frikshme për javën e fundit në Serie A

Delo.autor

TËRBOHET MILAN/ Frankfurt rrit kërkesat për Rebic, ja sa kushton tani kroati

Delo.autor

Leave a Comment