Futboll La Liga Sport

Mbappe ka shkuar një herë te Reali, historia e një transferimi të ëndërruar

Kilian Mbape e tha hapur dje, duke përkëdhelur Kupën e Botës: “Sezonin e ardhshëm do jem 100% te PSG”. Frazë sa për sy e faqe, apo një mesazh final Real Madridit, kjo mbetet për t’u parë, por klubi madrilen ka vite që tenton ta blejë talentin francez.

Historia nis në dhjetor 2012, kur Mbape ishte 14 vjeç dhe pjesë e Monakos. Shkoi në Madrid, me ftesë të Realit, që e kishte pikasur me kohë talentin e tij, por pas vizitës në ambientet e klubit dhe bisedimeve, nuk u arrit një marrëveshje për arsye ende të panjohura.

Mbape u kthye te Monakoja, por fillimisht bëri edhe një foto me Kristiano Ronaldon, i cili ndoshta nuk e imagjinonte se ai vogëlushi krah tij pas pak vitesh do të bënte realitet ëndrrën e mbetur në sirtar për Ronaldon e Mesin, Kupën e Botës.

“Është një tifoz i Ronaldos. Kalon ore të tëra në internet duke parë videot e tij”, deklaronte babai o Mbapesë për France Football në vitin 2016, ndërsa një vit më vonë Reali u hodh sërish në sulm, shumë më i vendosur se herën e parë.

Thuajse u krye, në Spanjë mediat shkruanin se Mbape ndoshta do të qëndronte në një dhomë me idhullin e tij Ronaldo, për të mësuar nga më i miri, por… PSG u fut në lojë dhe Game Ohër!

Mbape mësoi vetë, tani nuk ka më nevojë që të ketë një gjigant krah tij për t’u rritur, ndërsa Reali sheh e vajton shanset e humbura. Vetëm 19 vjeç, vetëm Pele e Bergomi ishin më të rinj në një finale Botërori, vetëm Pele kishte shënuar në një finale pa mbushur 20 vjeç, askush nuk ka shënuar sa Mbape në moshën e tij. Sa shumë rekorde!

Related posts

SITUATA TEK BARCELONA SOT/ Aty ku askush nuk i beson… askujt

Delo.autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ 17 minuta lojë, 4 finale dhe 4 Champions të fituar. Zbuloni futbollistin rekordmen

Delo.autor

“PO TË KISHA QENË…”/ Rangnick kritikon Leipzig për Nagelsmaan dhe zbulon pse Bayern nuk e mori Haaland në 2020

Delo.autor

Leave a Comment