Futboll La Liga

Real ofron 135 milionë euro për Hazard, tundohet Chelsea

Afrohet gjithnjë e më shumë transferimi i mesfushorit Eden Hazard nga Chelsea te skuadra e Real Madrid. E përditshmja britanike “The Sun” ka bërë me dije sot se skuadra “merengues” ka ofruar 135 milionë euro për të marrë mesfushorin belg, që ende nuk ka rinovuar me blutë e Londrës. Hazard nuk rinovon pikërisht se pret të transferohet në Spanjë, te skuadra e Zinedine Zidane.

Ndaj, skuadra e Real ka gati një ofertë marramendësë për të marrë Hazard, i cili preferon të ndryshojë kampionat. Por ky transferim nuk mund të bëhet në janar dhe bëhet fjalë për një lëvizje që mund të ndodhë verën e ardhshme. Kjo shumë e lartë e ofruar nga spanjollët duket se ka bindur edhe drejtuesit e Chelsea, që janë gati të heqin dorë nga mesfushori në fund të sezonit.

Related posts

PAS NDRYSHIMEVE NË GRUMBULLIM/ Panucci “thyen” rregulloren e “FIFA”-s, ja shkaku kryesor

Delo.autor

Wolfsburg fiton betejën, e parë për mbijetesën në Bundesligë ndaj Holstein Kiel

Sadik.Autor

I PREKUR NGA VENDMI I “PLESHTIT”/ Ish-presidenti i Barcelonës: I kërkoj në gjunjë Messit të qëndrojë, ose të…

Delo.autor

Leave a Comment