Futboll Sport

“PO NËSE NA NDODH SI ME ERIKSEN?” Djaloshi 7-vjeçar bën gjestin e shkëlqyer, mbledh para për të blerë…

Një djalosh 7-vjeçar në Mbretërinë e Bashkuar, ka marrë një iniciativë të shkëlqyer. Oskar Xhons, ka nisur të mbledhë para, për të blerë një defribilator, për ekipin e vendlindjes së tij.

Duke parë rastin e Eriksenit, djaloshi 7-vjeçar ka vendosur që të bëjë diçka të madhe, për t’i ardhur në ndihmë një ekipi të vogël në vendlindje në Çeshir, ku ai luan. Pasi u njohën me iniciativën e Xhonsit, të shumtë ishin ata që dhuruan para dhe u arrit shifra e 6 mijë eurove të mbledhura.

Duke parë shumat e dhëna, tashmë Oskar tashëm ka si qëllim që të blejë 5 defribilatorë.

Ka qenë vetë babai i fëmijës 7-vjeçar, që ka zbuluar edhe si nisi kjo iniciativë. “Ne po flisnim për atë që i ndodhi Eriksenit dhe Oskari më pyeti: ‘Çfarë do të ndodhte nëse dikujt i ndodh si Eriksenit në skuadrën ton?’ Në këtë moment unë ia ktheva: ‘Është diçka e tmerrshme por që mund të shmanget’. Kështu ai nisi të mbledhë të ardhura për të blerë defribilator që t’ia japë ekipit të tij”, tha babai i Oskarit.

Related posts

ITALI-SPANJË/ Trajneri Mancini: Gjysmëfinale pa tifozë nga vendet tona, e papranueshme

Delo.autor

Spanja nuk bindet me disavantazhin, Isco vendos baraspeshën (VIDEO)

Sadik.Autor

HEQ DORË NGA MARCELO/ Juventusi hyn në garë për shërbimet e yllit të “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment