Futboll Premier League Sport

LEICESTER TRIUMFON NË LIVERPOOL/ Jamie Vardy vendosi golin e parë të vitit

Leicester City ka fituar 1-0 mesditën e sotme në Liverpool, duke mposhtur Evertonin dhe duke e nisur vitin në mënyrë perfekte.

Vendosi një gol i shënuar nga Jamie Vardy në minutën e 58-të të një takimi me pak raste për shënim. Vardy luajti si sulmues i vetëm dhe nuk mori shumë pasime, por shënoi me rastin e parë që pati.

Është goli i parë i vitit në Premier Ligë, por jo vetëm aty, sepse ndeshja e luajtur në Goodison Park ishte e para për vitin e ri në Europë.

Evertoni ka pësuar humbjen e katërt në 5 ndeshjet e fundit dhe luajti shumë keq, duke krijuar shumë pak raste për shënim, ndërsa Leicester merr fitoren e tretë në 4 ndeshjet e fundit dhe ngjitet në vendin e shtatë.

Related posts

KALIMI I LUKAKUT TEK CHELSEA/ Legjenda e Interit: Nga këto dy shenja e kuptova se do të nisnin vuajtjet…

Delo.autor

Bonucci “alramon” Milanin/ Mbrojtësi italian ka gjasa të largohet…

Sadik.Autor

NUK FSHIHET DHE I OFROHET BARCELONËS/ Overmars: Kam humbur disa mundësi…

Delo.autor

Leave a Comment