Bundesliga Futboll

Shikohet si pasuesi i Heynckes, por deklarata e tij është shumë kontradiktore

Drejtuesit e Bayern Munich kanë shumë dilema lidhur me trajnerin, që do të zëvendësojë Jupp Heynckes. Thomas Tuchel ishte një nga të preferuarit, por ai i refuzoi, ndërsa raportohet se ka vendosur të marrë drejtimin e PSG.

Alternativa e dytë dhe që gëzon respektin e bavarezëve është Niko Kovac. Kroati që ka tërhequr vëmendjen e FC Bayern Munich, qetëson debatin me një angazhim në Eintracht Frankfurt, por deklarata e tij është evazive.

Pas refuzimit nga Tuchel, Niko Kovac konsiderohet kandidati më i nxehtë për pasuesin e Jupp Heynckes. 46-vjeçari në një konferencë për shtyp sqaroi situatën duke thënë: “Nuk ka asnjë arsye të dyshoj, se do të stërvis këtu edhe vitin e ardhshëm”.

Në këtë pikë gjithçka duket në rregull, por më pas Kovac ngjalli dyshim me deklaratën e tij duke lënë të kuptohet se e mirëpret një aventurë të re: “Ka shumë gjëra në futboll, nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër, por unë do të jem këtu deri në vitin 2019”, tha ai.

Deklarata e tij ngjall shumë dyshim, ndërsa ai vërtetë dëshiron të qëndrojë me Frankfurt, apo të nisë një aventurë të re. Një refuzim ndaj Bayern tingëllon ndryshe gjithsesi. Përgjigja e tij për pyetjen nëse ka pasur kontakt mes tij dhe klubeve të tjera tingëllon po aq e paqartë. “Unë nuk dua të flas për këtë”, tha trajneri pak kohë më parë. Edhe Lothar Matthäus e ka vlerësuar punën e tij në krye të Frankfurt, ndërsa e ka cilësuar Niko Kovac si një opsion mjaft të mirë për të marrë rolin e trajnerit të Bayner. Gjithsesi në fund vendosin bavarezët.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid kërkon përforcime, ndjek me shumë interes yllin e Juventus-it…

Delo.autor

DE LIGT NJË HAP LARG SERIE A/ Juventus gati t’i paguajë talentit holandez shifrën…

Delo.autor

ZYRTARE/ Pjanic rinovon me Juventusin, ja shifrat e ÇMENDURA të kontartës së re

Isa.Autor

Leave a Comment