Futboll La Liga

Reali nuk heq dorë, 300 milionë euro për të nënshkruar me Neymar

Real Madrid ka 300 milionë euro gati për të nënshkruar me Neymar, yllin brazilian të PSG-së. Florentino Perez, presidenti i “Los Blancos”, ka nisur tashmë një revolucion në ekipin që financon, në mënyrë që të rinovojë grupin e lojtarëve në merkaton e verës së ardhshme. Dështimi i Real Madridit në këtë sezon e detyron atë të bëjë një rinovim të plotë dhe Neymar është qëllimi numër një. Siç është raportuar të premten nga gazeta “Marca” në faqen e parë, Real Madridi do të hyjë fuqishëm në merkato, me arkat financiare të klubit në kushte të mira. “Një revolucion 300 milionësh” është titulli në kopertinën e “Marca”, e cila shton se “Real Madridi nuk ka probleme likuiditeti për rinovimin. Arkat e klubit janë më shumë se të mbushura”.

Nënshkrimi i Neymar është një prioritet për Florentino Perez, ndërkohë që Cristiano Ronaldo duket të jetë i përjashtuar tërësisht nga projekti i ri. Kjo është arsyeja pse 300 milionët që Real Madridi ka në dorë për të nënshkruar me Neymar, duhet të shtohen edhe me përfitimet që mund të rrjedhin nga shitjet e lojtarëve aktualë madrilenë. Megjithatë, duhet të kujtojmë se PSG-ja është e qetë dhe e di se një shkëmbim mes Cristiano Ronaldos dhe Neymar është e pamundur tani për tani.

Related posts

Takaj me këmbë në tokë ekipin: Asgjë nuk është mbyllur, titulli vendoset në tri ndeshjet e radhës

Q.Autor

E BUJSHME/ Ideja e çmendur e Agnellit, Conte dhe Pirlo për Juventusin. Ja puna e re…

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Juventus mposht me përmbysje Lazio-n dhe ngjitet në vendin e tretë

Delo.autor

Leave a Comment