Futboll Futboll

Finalja e Kupës me Laçin/ Skënderbeu merr lajme të mira për Ali Soue

Ky sezon mbyllet ditën e diel, me ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Laçit, që zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”. Korçarët, pas festës së titullit, synojnë të fitojnë edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë, duke e konsideruar këtë sezon si më të përshtatshmin për të bërë bis trofesh.

Në fushë sigurisht që do të zbresin lojtarët titullarë, që janë trajnuar nga trajneri Ilir Daja posaçërisht për këtë ndeshje, por lajmi i mirë është se të dielën do të jetë gati edhe sulmuesi kryesor Ali Soue.

Burime  pranë ekipit korçar bëjnë me dije se sulmuesi pritet të dalë që sot në stërvitje dhe shanset janë maksimale që ai të jetë në fushë nga minuta e parë ndaj Laçit.

Soue u shpall golashënuesi më i mirë i Superiores, me 21 gola. Ai nuk dëshironte të mungonte në finalen e Kupës dhe do të jetë në fushë për të kërkuar trofeun e tretë me ekipin korçar, pas titullit dhe “Këpucës së Artë”.

Related posts

TIRANA MERR VENDIMIN/ Orges Shehi do të vazhdojë të jetë trajneri i bardhebluve

F.autor

“KËRCËNON” REAL MADRID NË CHAMPIONS/ Gasperini: Ai ka emrin e madh, ne kemi entuziasmin…

Delo.autor

Nuk do ta besoni çfarë bën Robert Lewandowski pas shënimit të golave

Sadik.Autor

Leave a Comment