Futboll Premier League

Rikthimi i Ronaldos në ‘Old Trafford’, Manchester United shfaqet skeptik

Manchester United nuk është i bindur se Cristiano Ronaldo dëshiron vërtet të rikthehet në “Old Trafford” gjatë verës së ardhshme, raporton ESPN.

Dje, e përditshmja spanjolle “AS” raportoi se Ronaldo është i gatshëm ta braktisë Real Madridin në verë për shkak të premtimeve të thyera për kontratën e re dhe se portugezi dëshiron të rikthehet në United.

Megjithatë, United dyshon se 32-vjeçari është duke kërkuar seriozisht largimin nga Madridi.

Madje, “Djajtë e kuq” besojnë se ky spekulim është pjesë e planit të sulmuesit për ta siguruar një kontratë të re në “Santiago Bernabeu”.

Related posts

PAS ELEMINIMIT NGA AJAXI/ Flet zëvendësuesi i Ramos: Nuk jemi mësuar me këtë situatë, ky është…

Delo.autor

DËSHTUAN të futen në BOTËROR/ Trajneri i ITALISË nuk pyet për rezultatet: Të fitojmë TROFEUN e…

Isa.Autor

Mourinho: Nuk mund të blejmë Messi-n dhe as Cristiano Ronaldo-n

Q.Autor

Leave a Comment