Futboll Sport

Bonucci zbulon si mposhtet Juve dhe pse Allegri është si Gattuso

Juventusi dhe Milani do të përballen nesër në finale të Coppa Italia, me kuqezinjtë që e kërkojnë me patjetër këtë trofe për të siguruar një vend në Europa League edicionin e ardhshëm. Ish-mbrojtësi i “Zonjës së Vjetër”, Leonardo Bonucci ishte pjesë e një konference për shtyp ku foli për përballjen e të mërkurës me kryesuesit e Serie A.

“Është gjithmonë kënaqësi për të marrë pjesë në këto lloj ndeshjesh. Milan e meriton të luajë në këto ndeshje të mëdha, pasi ne jemi një skuadër e madhe. Gjëja e rëndësishme është të luash si grup, diçka të cilën e kemi bërë nën drejtimin e Rino. Do të ishte e rëndësishme për ne që të fitojmë nesër, por nuk do të jetë e lehtë, pasi Juventusi është një kundërshtar i fortë”, tha kapiteni i kuqezinjve.

Si mund të fitojmë? – “E pra mund të fitojmë nëse jemi cinikë përpara portës dhe shfrytëojmë shanset që krijojmë. Juve ka shumë cilësi dhe ka lojtarë të mëdhenj. Ata fituan titullin e ligës së këtij viti dhe as nuk kanë luajtur mirë, gjë që tregon cilësinë e disa lojtarëve të tyre”.

Gianluigi Buffon – “Unë jam i përqendruar në lojë. Sapo loja mbaron, takohemi dhe flasim si unë do të bëj me shokët e tjerë të ish-ekipit tim. Edhe pse nuk luajmë në të njëjtin ekip, ne jemi ende shumë të lidhur”.

Juve rival i fortë – “Unë kam pasur mundësi të luaj për 7 vite me Juventusin dhe kështu kam mësuar që kurrë të mos dorëzohem”.

Gennaro Gattuso – “Ai fitoi të gjithë trofetë si lojtar dhe jam me fat, që e kam atë si trajner. Ai dhe Allegri kanë ngjashmëri. Ata e dinë se si të menaxhojnë grupin në dhomën e zhveshjes dhe ata marrin më të mirën nga lojtarët e tyre. Janë gjithashtu motivues të mëdhenj…”.

Related posts

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Trajneri i AEL Limasol: Gaboni nëse mendoni se do të kalojmë kohën duke…

Delo.autor

Nis Bundesliga, Kovaç vetëm për fitore: Ja si e binda Levandovskin të qëndrojë

Isa.Autor

NUK KA FAJ/ Serena Williams: Jam NËNË me FËMIJË, kjo që po më bëjnë po kthehet në…

Isa.Autor

Leave a Comment