Futboll Sport

PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Conor McGregor blen Chelsean? Ylli i UFC-së poston një video të çuditshme

Roman Abramovic ka konfirmuar përfundimisht shitjen e aksioneve të klubit të Chelseat dhe disa biznesmenë të famshëm janë gati të futen në garë për tu bërë president të kampionëve të Europës dhe botës.

Kandidati i fundit që ka hyrë në listë për të marrë aksionet e klubit të Londrës është legjenda e MMA-së, Conor McGregor. Me anë të një postimi të tij në Twitter, irlandezi ka dërguar një mesazh ku shkruhej: “Chelsea në shitje për 3 miliardë paund, le ta blejmë”.

Image

Më pas McGregor postoi një video të animuar të vetes duke vizituar seksione të ndryshme të terrenit stërvitor dhe zyrave të Chelsea-t.

Është një zbulim interesant që McGregor është i interesuar të blejë Chelsean, pasi ai njihet si një tifoz i Manchester United . Ai madje ka shprehur interesimin e tij për të blerë Djajtë e Kuq në të kaluarën.

Nëse irlandezi mund ta përballojë apo jo një çmim të tillë të lartë, mbetet të shihet. 33-vjeçari fiton midis 25-50 milionë paundë për luftë në UFC, gjë që varet shumë nga shifrat e pagesës për shikimet.

Marka e tij e uiskit Proper No12 doli të ishte fituesi i tij më i madh, me McGregor që raportohet se shiti shumicën e aksioneve të tij në kompani për 430 milionë paund vitin e kaluar.

Pra, megjithëse ai është një njeri shumë i pasur, McGregor me patjetër duhet të mbështetet tek investitorët e tjerë nëse do të ishte vërtet serioz për blerjen e Bluve të Londrës.

Kjo gjë është marrë dhe si një formë shakaje nga ana e fansave, por McGregor gjithmonë ka qenë i paparashikueshëm dhe ndoshta mund të shfaqi vërtetë kandidaturën për klubin anglez.

Related posts

TOTTENHAM-MANCHESTER CITY/ Sergio Aguero është titullar në ndeshjen Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

JAVA E 23-TË/ Kategoria Superiore rikthehet të dielën, ja axhenda…

Delo.autor

Përjetësohet Astori, Fiorentina i rinovon kontratën pas vdekjes. Paratë i merr…

Q.Autor

Leave a Comment