Moto GP Të tjera

Rossi optimist: Një ndjesi fantastike me motorin e ri

Kam patur një ndjesi fantastike me motorin e ri, që nuk i kasha provuar gjatë vitit të kaluar”, ka deklaruar piloti italian i Yamaha, Valentino Rossi në përfundim të ditës së parë të testeve dimërore, që po zhvillohet në pistën e Sepang, Malajzi. Një sinjal ky që sipas 9 herë kampionit të botës në Moto GP i jep atij shumë optimizëm për të ardhmen. “Duhet ende të punojmë shumë për të patur një motor kompetitiv, pasi nuk kemi qenë shumë të saktë në pistë, por ndjesia që provova ishte mjaft e mirë”, tha piloti italian.

Piloti italian Valentino Rossi

Valentino Rossi shton se motori nuk ishte i shpejtë në pistën e lagur, por kompetitiv në pistën e thatë. “Në një pistë të lagur gjërat shkuan normalisht, nuk patëm ndonjë sukses të madh. Por në pistë të thatë ishim shumë të shpejtë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Telajo është ndërtuar duke patur për bazë motorin e vitit 2016 dhe ky është një start i mirë për këtë sezon. Për fat, testet do të vijojnë dhe janë të rëndësishme për të patur një motor kompetitiv që në start të sezonit”, tha Rossi.

Related posts

ENDRRA E PAREALIZUAR/ “Donim ta sillnim Kobe Brayant në Shqipëri, do luante me fëmijët”

F.autor

Hirscher triumfon në sllallom, konsolidon pozitat në krye të renditjes

Q.Autor

Legjenda Federer synon Wimbledonin, heq dorë nga objektivi madhor

Sadik.Autor

Leave a Comment