Futboll Premier League

Rrëfehet Guardiola: Në TV shoh vetëm 3 skuadra, por jo Bayern

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, shprehet se nuk sheh shumë skuadra në televizor dhe se i përzgjedh ekipet që në kohën e lirë sheh në ekran. Në prag të ndeshjes së sotme ndaj Liverpool, ai deklaron se cilat skuadrat që vlerëson më shumë. Ose më saktë, ai vlerëson trajnerët që i drejtojnë ato, siç është rasti i Napolit. Trajneri spanjoll ka deklaruar se është i magjepsur nga loja e Napolit dhe përgëzon trajnerin Sarri. “Të fitoja dy herë brenda dy javësh ndaj Napolit ishte një rezultat i rëndësishëm, pasi përballesha me një nga trajnerët më të fortë në botë. Për 30 minuta na masakruan”, tha Guardiola, që pranon se Napolin e sheh gjithnjë kur luan.

Nga ndeshja Napoli-Manchester City

Më tej, trajneri spanjoll pranon se gjithnjë sheh ndeshjet e Barcelonës, skuadrës së zemrës. “Më pëlqen të shoh Barçën, pasi jam fans i këtij ekipi dhe sepse aty jam rritur. Edhe Napoli luan një lojë të ngjashme, njësoj si Tottenham, dy skuadra që i ndjek gjithnjë. Skuadra e Spurs humbet ndonjë pikë, por luan mjaft mirë. Një skuadër që humbet edhe kur gjuan 25 herë në portën kundërshtare”, thotë Guardiola. Në këtë listë mungon skuadra e Bayern Mynih, që e pat drejtuar dy vite më parë. Një ekip që sipas trajnerit është e avashtë në lojë dhe manovrat sulmuese edhe pse me trajnerin e ri Heynckes skuadra barareze ka fituar 16 nga 17 takimet e luajtura.

Related posts

TREGON NDRYSHIMIN E MADH QË KA PËSUAR KOSOVA/ Rrëfen Kameramani anglez: 1997 në frontin e luftës, 2019 me… (FOTO)

Delo.autor

ANULIMI I “TOPIT TË ARTË”/ Në Angli zhvillojnë peticion që të jepet çmimi prestigjoz

Delo.autor

Arbnor Fejzullahu debuton me klubin e ri, një SHQIPTAR i shënon PSV-së

Isa.Autor

Leave a Comment