Basketball Të tjera

(VIDEO) Mbrëmje me shumë derbi në NBA, triumfojnë Oklahoma dhe Houston ndaj finalistëve të kaluar

Janë zhvilluar ndeshjet e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku mund të quhet si mbrëmja e ndeshjeve derbi.

Ndeshje tejet interesante dhe me shumë pikë të shënuara u zhvillua në Cleveland, ku finalistët e vitit të kaluar pësuan nga Oklahoma City Thunder.

Mysafirët triumfuan me 24 pikë epërsi 124-148 në një ndeshje ku shkëlqeu treshja e madhe Westbrook, Anthony dhe George.

Paul George ishte më efikasi me 36 pikë të shënuara, ndërsa me 29 kontribuoi Carmelo Anthony e Rusell Westbrook me 23 pikë 20 asistime e nëntë kërcime.

Isaiah Thomas ishte më efikasi me 24 pikë tek vendasit ndërsa LeBron James u ndal në 18.

Një tjetër derbi është zhvilluar në mes Houston Rockets dhe kampionit në fuqi Golden State Warriors ku fitore shënuan ‘Raketat’ me tetë pikë diferencë 116-108.

Chris Paul zhvilloi një ndeshje të madhe me 33 pikë, shtatë asistime e 11 kërcime, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe i rikthyeri nga lëndimi James Harden me 22 pikë e tetë asistime.

Kevin Durant shënoi 26 pikë ndërsa Draymond Green 21 të tjera por që nuk mjaftuan për fitoren e Warriors.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe ndërmjet Philadelphia 76ers dhe Milwauke Bucks ku fitore shënuan vendasit me rezultat 116-94 falë paraqitjes fantastike nga Joel Embiid që shënoi 29 pikë e bëri nëntë kërcime nën kosh. /Telegrafi/

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers – Oklahoma Thunder 124-148

Atalanta Hakws – Chicago Bulls 97-113

Charlotte Hornets – Miami Heat 105:106

New Orleans Pelicans – Memphis 111:104

Philadelphia 76ers – Milwauke Bucks 116:94

Houston Rockets – Golden State Warriors 116:108

Minneosta Timberwolves – Toronto Raptors 115:109

Utah Jazz – LA Clipers 125:113

Portland – Dallas 117:108

Related posts

E TRISHTË/ Vdekja misterioze, sportisti italian gjendet i pajetë në shtëpinë e të dashurës

Delo.autor

NBA, përcaktohen çiftet e fazës “playoff”

Sadik.Autor

EMOCIONUESE/ Topi fluturon mbi tabelë dhe ndalet tek numri i fanellës së Kobe Bryant (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment