Bundesliga Futboll

Dortmund ‘acarohet’ me Wenger, shkak spekulimet për Aubameyang

Borussia Dortmundi është zemëruar me Arsene Wengerit, i cili komentoi së fundmi rreth kalimit të mundshëm të sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang në Arsenal, raporton Sky Sports në Gjermani.

Trajneri i Arsenalit iu përgjigj pyetjeve për Aubameyangun, i cili është zgjedhur për ta zëvendësuar Alexis Sanchezin në “Emirates”.

Wengeri insistoi se Aubameyang, i cili kohë pas kohe është kontrovers, do t’i përshtatej jetës në Arsenal, duke nxitur kështu drejtorin sportiv të Dortmundit, Michael Zorc, të reagojë ashpër.

“Mendoj se është mungesë respekti të flasësh rreth një lojtar të një skuadre tjetër. Nuk ka kontakte mes nesh dhe Arsenalit. Supozojmë se Wengeri ka mjaft brenga me performancat e lojtarëve”, ka thënë ai.

Related posts

“EFEKTI ANCELOTTI”/ Mposht Udinesen, Napoli nis gjurmimin e Juves në krye

Isa.Autor

Juventus refuzon 50 milionë euro të ofruara për Pjanic

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ Barcelona tregon muskujt para sfidës me Real Madrid, “El Clasico” është si në kohët e arta

Delo.autor

Leave a Comment