Kategoria Superiore Shqipëri

“Sherri” Starova-Trashi, Olsi Rama mbledhje urgjente te Partizani, pritet dënimi për lojtarin

Më herët u raportua nga mediat sportive se në skuadrën e Partizanit gjatë ndeshjes miqësore me ekipin gjerman Berliner, pati një përplasje mes mesfushorit Lorenc Trashi dhe trajnerit Sulejman Starova. Situata agravoi aq shumë sa që trajneri Starova urdhëroi që mesfushori gramshiot të dëbohet nga hoteli ku ishte akomoduar klubi.

 

Burime për ‘BalkanWeb’ pranë klubit të kuq bëjnë me dije se drejtori i Partizanit Olsi Rama ka kërkuar mbledhje urgjente me drejtuesit e bordit të klubit që ndodhen aktualisht në Tiranë. Mësohet se shkaku i kësaj mbledhje që do mbahet mbrëmjen e sotme ka të bëjë pikërisht në lidhje me “sherrin” Starova-Trashi.


‘BalkanWeb’
 mëson se do të merret një vendim për meshfushorin Trashi, i cili pritet të marrë një dënim dhe masa ndaj tij mund të jetë edhe drastike ku përveç dënimit për pezullim për një kohë pa afat, lojtari edhe mund të përjashtohet nga skuadra. Gjithsesi pritet të mësohet se cili do të jetë qëndrimi i klubit në lidhje me të ardhmen e lojtarit, i cili ka vite që një ndër futbollistët më të rëndësishëm për Partizanin.

Related posts

“PANUCCI HAP BARKUN”/ Faji i DUKËS që nuk kam…: Ju tregoj si shpëtova nga rrëzimi  i avionit në 1996

Isa.Autor

Skënderbeu me hap kampioni/ Korçarët “likujdojnë” Kamzën me pragmatizëm (VIDEO)

Isa.Autor

“MË KËRKOI KASTRIOTI”/ Portieri Sherri: Na shkatërroi gjykimi, ju tregoj të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment