Të tjera

Shiffrin rrëzohet në fund, Vlhova fiton garën e sllallomit

Skiatorja sllovake Petra Vlhova fitoi sot garën e sllallomit të zhvilluar në pistën zvicerane të Lenzerheide, garën e vlefshme për Kupën e Botës. Një triumf disi i papritur i sllovakes, që përfitoi nga gabimet i amerikanes Mikaela Shiffrin, që doli nga pista pak metra larg fundit të zbritjes së dytë, ndërkohë që po komandonte garën, duke mos marrë asnjë pikë. Nga ky gabim i amerikanes përfitoi Vlhova, që sot korri suksesin e dytë sezonal.

Pas dy zberitjesh, skiatorja sllovake dha kohën e përgjithshme 1’50”53, duke qenë më e shpejta në pistë dhe korri suskesin e katërt në karrierën e saj. Në vendin e dytë u rendit skiatorja suedeze Frida Hansdotter, ndërsa në vendin e tretë u klasifikua skiatorja zvicerane Wendy Holdener. Të martën, në Stokholm të Suedisë, zhvillohet gara e radhës, e fundit para fillimit të Olimpiadës, ndërkohë që Shiffrin, pavarësisht gabimit sot, dominon e kryeson Kupën e Botës.

Related posts

MERKATO E “ÇMENDUR” NBA/ Anthony Davis: Krenari të luash tek Lakers dhe krah…

Delo.autor

VOLEJBOLL FEMRA/ Shpartallon në finale Tiranën, Partizani shpallet kampion i Shqipërisë

Delo.autor

FORMULA 1/ Mercedes dominon provat me Hamilton, Ferrari shumë larg rivalëve

Delo.autor

Leave a Comment