Kategoria Superiore Shqipëri

I shkaktoi Skënderbeut humbjen e parë për 2018, Hasan Lika: S’na falën asgjë

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, ka folur pas fitores 2-0 kundër Skënderbeut, ku sipas tij kundërshtari nuk i fali asgjë dhe bluzinjtë patën merita të plota për suksesin e arritur.

“Ne kemi një skuadër që po vazhdon të rritet nga ndeshja në ndeshje. Përveç lojës pozitive, tashmë po marrim edhe rezultatet. Së bashku me Rrocën, ne kemi një mesfushë që shërben mjaft mirë për sulmin. Por, duhet të përmirësohemi në mbrojtje. Kemi pasur rritje në lojë. Fitoret nuk ka qenë të lehta.

Kemi pasur edhe momente jo të mira dhe kundërshtari na ka rrezikuar disa herë. Ata kanë gabuar, kanë shpërdoruar. Rastet që kishim i shfrytëzuam mirë dhe fituam ndeshjen.

Kur më thoni mbijetesën, ne kemi objektiv të kalojmë zonën e ftohtë. Do të pretendojmë të dalim edhe më lart.

Edhe lojtarët që luajtën për herë të parë zhvilluan një ndeshje të mirë. Kanë ende kohë që të përshtaten plotësisht. Jakovljevic e njeh mirë kampionatin tonë. Përsa i përket Abazajt dua të them që është një lojtar që di të shkëputet në majën e sulmit. Si Abazaj, si Bregu kanë meritat e tyre.

Unë mendoj se nuk ishte fitorja e këtyre dy lojtarëve, por ishte fitore e të gjithë skuadrës. Edhe Skënderbeu që e humbi ndeshjen, e humbi e gjithë skuadra dhe nuk na falën asgjë”, deklaroi Hasan Lika pas ndeshjes.

Related posts

PËSOI SULM NË ZEMËR/ Ndahet nga jeta në moshën 20-vjeçare ish-futbollisti i Kastriotit…

Delo.autor

FUNDI I SEZONIT PO AFRON/ “Diktatorët” e titujve, Skënderbeu mbretëron në Shqipëri

Delo.autor

PLAS SKANDALI/ Nuk kanë fund problemet te VLLAZNIA, ja vendimi DRASTIK i lojtarëve

Isa.Autor

Leave a Comment