Futboll Kategoria Superiore Sport

VENDIMI I DISIPLINËS/ Dhuna vjen nga VIP-at, FSHF mbyll tribunën qendrore në Shkodër (VIDEO)

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka nisur këtë sezon duke aplikuar dënime të reja, madje duke shmangur ato kolektive.

Diçka e tillë, është konfirmuar për stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, pas disa incidenteve të vogla në ndeshjen e së hënës mes Vllaznisë dhe Bylisit. Disiplina ka mbyllur ditën e sotme, vetëm tribunën qëndrore të stadiumit, pra ato A, B dhe tribunën VIP.

Rasti i rrallë padyshim është mbyllja e tribunës VIP, e cila gjithmonë ka pasur persona të zgjedhur nga klubet, edhe në rastet kur janë aplikuar dënime kolektive për të gjithë stadiumin.

shkoder loro borici

Mbyllja e “VIP”-ave në Shkodër erdhi pas momentit të golit të Bylisit, ku pasi anësori dhe kryesori nuk u morën vesh për akordimin e golit, kjo situatë acaroi tifozët, dhe një lumë sendesh dhe shishesh u hodhën në fushën e lojës, në drejtim të kryesorit Blerim Ziri, madje edhe nga tribuna VIP, siç duket edhe në pamjet më poshtë.

Pikërisht, tribunën VIP, A dhe B, Disiplina i ka mbyllur për dy ndeshje, një rast i rrallë ky për Superioren.

Related posts

KËRKOHEJ NGA BARCELONA DHE MANCHESTER CITY/ Ylli i Ajax arrin marrëveshjen për të kaluar tek gjigantët gjerman…

Delo.autor

GALLIANI “TËRBOHET” ME ARBITRAT/ Rrezikohet ngjitja në Serie A dhe dështimi i projektit “Monza”

Delo.autor

RIKTHMI I FRANCEZIT TEK REAL MADRIDI/ Isco: “Zidane? Ai veprim thotë gjithçka për atë, shpresojmë…

Delo.autor

Leave a Comment