Futboll

Shpërthen Antonio Konte: Rrallë herë më blejnë ata lojtarë që kërkoj

Një derbi me fund të hidhur ishte ai i Çelsit me Arsenalin. Antonio Konte dhe kampionët e tij u barazuan në shtesë 2-2 nga një gol i Hektor Bejerinit, por në fund ata patën sërish shansin të fitonin me Moratën dhe goditjen e Zapakostës, e cila u ndal në traversën e Peter Çehut. Megjithatë, distanca e thellë me kryesuesit e Mançester Sitit e shton zhgënjimin e teknikut italian, i cili sulmon sërish klubin për pasivitetin në merkato.

Dhe kjo nuk është hera e parë që Konte hidhet në sulm. “Nuk pretendoj shumë në kërkesa. Historia ime thotë se vështirë të jem kënaqur”, shpjegon tekniku italian në intervistën pas ndeshjes për “Sky Sports”. “Në karrierën time si trajner rrallëherë më janë dhënë lojtarët të cilët kam kërkuar. Kam përfunduar gjithnjë në klube me plane kufizuese ekomomike. Unë përpiqem që të bëj punën time, ndërsa klubi të vetën. Nëse do të vijë dikush mirë, përndryshe do të shkojmë përpara me këtë skuadër”, vijoi Konte.

Sipas shtypit ishullor, ishtekniku i kombëtares italiane dhe Juventusit nuk ka mbetur i zhgënjyer vetëm për merkaton e verës, por edhe për strategjinë që Çelsi ka zgjedhur të ndjekë këtë muaj, ku nuk është se ka ndër mend të bëjë diçka të paparashikueshme. Objektivat e Kontes mbeten gjithnjë të njëjtat: Aleks Sandro për krahun e majtë të mbrojtjes dhe Arturo Vidal për mesfushën. Por vështirë që Roman Abramoviç ta kënaqë edhe njëherë.

I pyetur për Vidalin dhe Aleksis Sançezin, Konte dha këtë përgjigje: “Nuk më pëlqen të flas për lojtarë të skuadrave të tjera dhe dy emra të fortë. Vidal është një nga më të mirët në botë, Sançez gjithashtu”. Por në orët e fundit dalin dy emra të rinj. Blutë janë shumë pranë Barklejt të Evertonit dhe kanë kontaktuar Uest Hemin për Endi Keroll.

Related posts

TRANSFORMIM TOTAL/ Ja si do dukeshin yjet e futbolli pas karantimimit (FOTO)

Delo.autor

Kalendari i tmerrshëm i City-t, por Guardiola thotë shyqyr!

Q.Autor

PO RIKTHEHET MILANI I MADH/ ZBULONI objektivat e kuqezinjëve në MERKATO

Isa.Autor

Leave a Comment