Futboll

Ylli anglez iu nënshtrohet sot testeve mjekësore në Chelsea

Mesfushori i Evertonit, Ross Barkley, pritet t’i kryejë sot testet mjekësore në Chelsea, e më pas ta kompletojë transferimin në “Stamford Birdge” për afro 17 milionë euro.

Barkley e refuzoi kalimin te Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Por, negociatat mes klubeve rinisen me rihapjen e afatit kalimtar më 1 janar, raporton BBC.

Anglezi e refuzoi kontratën e re me Evertonin dhe kontrata aktuale i skadon në fund të këtij sezoni, duke hapur rrugë për marrëveshjen e re me Chelsean për çmim të përgjysmuar.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES ME KUKËSIN/ Trajneri Gega: Ka qenë rivali ynë konstant, dua të…

Delo.autor

Atalanta-Juventus, publikohen formacionet zyrtare, Berisha titullar

Q.Autor

(FOTO) Këto janë 10 skuadrat që shpenzuan më shumë gjatë merkatos së janarit

Q.Autor

Leave a Comment