Futboll La Liga

Barcelona: Deulofeu nuk bën pjesë në planet tona!

Një lajm i mirë vjen për Napolin dhe Inter, por jo vetëm, pasi ekipet në radhë për të siguruar shërbimet e spanjollit Gerard Deulofeu janë të shumta në të gjitha kampionatet elitare të futbollit. Kur sapo ka kaluar një javë nga çelja e merkatos së janarit, janë vetë drejtuesit e klubit të Barcelonës ata që lëshojnë sinjalin e parë në adresë të ekipeve të interesuara për yllin e klubit katalanas dhe të përfaqësueses së Spanjës.

Nëpërmjet Guillerme Amor, përgjegjësin e marrëdhënieve institucionale dhe sportive të Barcelonës, klubi katalanas ka konfirmuar se Deulofeu nuk është aktualisht pjesë e planeve të trajnerit Valverde. “Në kontigjentin e skuadrës tonë ka futbollistë që bëjnë pjesë në planet e të ardhmes së klubit dhe disa të tjerë që nuk bëjnë pjesë. Aktualisht ai nuk hyn në projektin tonë. Do të duhet të presë nëse do të dëshriojë një shans. Do të shohim në ditët në vijim, nëse do të ketë të reja rreth të ardhmes së tij”, deklaroi zyrtari i klubit katalanas për “BEin Sport”.

Related posts

RRËFEN NË FAQEN ZYRTARE TË BARCELONËS/ Rey Manaj: Gjatë karantinës kam lexuar libra dhe kam lozur domino, por…

Delo.autor

Galatasaray po e kërkon Ibrahimovicin, transferimi mund të bëhet në verë

Delo.autor

NGA MUNGESA E DOKUMENTACIONIT TEK COVID-19/ Kamberi rrëfen: Vitin e kaluar kishte një çështje në lidhje me fluturimet dhe…

Delo.autor

Leave a Comment