Shqipëri

E RENDE/ Skandali i doping, Shqipëria humbet të drejtën e organizimit të Europianit

Problemet për peshëngritjen shqiptare nuk kanë të sosur. Pas skandalit doping me peshëngritësen Romela Begaj, që doli pozitive me stanozolol për të dytën herë në karrierë, një muaj pas medaljeve në Botërorin e Amerikës, javën e kaluar erdhi dorëheqja e presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Ndërsa sot, ka ardhur e-mail nga Federata Europiane e Peshëngritjes, se Shqipërisë i është hequr e drejta e organizimit të Kampionatit Europian të shtangës për kategorinë senior, që ishte programuar për t’u zhvilluar në Tiranë, më datat 23 mars-1 prill të këtij viti.

Përmes një komunikimi elektronik, ndërkombëtarët konfirmojnë faktin se Shqipëria nuk do të organizojë Europianin për shkak të problemeve me dopingun. Federata Europiane e Peshëngritjes pranon se për të ky është një problem i madh dhe se po sheh mundësinë e organizimit të këtij eventi në një shtet tjetër, duke i dhënë mundësi vendit të ri organizator ta zhvillojë Europianin edhe në një datë të mëvonshme. Ndërkombëtarët janë në negociata me disa nga shtetet e tjera anëtare për ta organizuar Europianin, të cilin synojnë ta zhvillojnë sipas planifikimit (në fund të marsit).

E-maili i EWF per anullimin e Europianit ne Shqiperi

Ky vendim i Federatës Europiane të Peshëngritjes për heqjen e Shqipërisë të drejtën e organizimit të Europianit është një goditje e rëndë për shtangën shqiptare dhe mund të jetë hapi i parë i një seri masash edhe më të rënda karshi peshëngritjes shqiptare, deri në pezullim.

Related posts

Alarmi i mjekut: Jemi në një katastrofë me dopingun, Jashanica është viktimë

Q.Autor

“EURO 2023″/ Lista e ekipit Kombëtar U-21 pëson ndryshime, trajneri Bushi ka vendos të mos…

Delo.autor

FESTË “KUQEZI! Pas një asist nga Roshi, Keidi Bare ndëshkon Bjellorusinë dhe qetëson Rejën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment