Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“SHKOJMË MARRIM 3 PIKËT”/ Shikoni fjalimin emocionues të yllit Broja para ndeshjes me Andorrën (VIDEO)

Pak ditë më parë, Shpresat e Shqipërisë morën një fitore të madhe në transfertë 0-3 përballë Andorrës duke i nisur me këmbë të mbarë eliminatoret e Europianit 2023 të 21 vjeçarëve.

Për këtë ndeshje, tekniku Bushi pati në dispozicion dhe sulmuesin e Kombëtares A, Armando Brojën i cili mbajti shiritin e kapitenit në këtë ndeshjes dhe udhëhoqi kuqezinjtë drejt triumfit duke shënuar dhe golin e parë të takimit. F

SHF-ja ka postuar një video në “Instagram”, ku shikohet kapiteni Broja i cili frymëzon kuqezinjtë më një fjalim të shkurtët para sfidës me Andorrën.

Shkurt dhe pastër, sulmuesi 21 vjeçar u thotë shokëve se duhet të hynë në fushë të marrin 3 pikët pa e zgjatur shumë fjalimin, dhe kështu ndodhi, Shpresat hynë në fushë dhe zhvilluan një ndeshje fantastike duke marrë 3 pikët e para në Grupin G.

“Djema sot kjo ndeshje është vetëm për fitore, shkojmë luftojmë siç tha profesori, luajm me topa të shpejtë dhe krosime. Shkojmë për tre pikë, kaq, vetëm tre pikë dhe mbarojmë punë”.

VIDEO

Related posts

E pabesueshme/ Pas ardhjes së Coutinhos ylli i Barcelonës largohet aty ku askujt nuk ja priste mendia

Q.Autor

KËSHILLON INTER PËR MERKATON/ Ish-bomberi Vieri: Pse dreqin nuk e merrni atë, ku e keni mendjen?

Delo.autor

MIGJEN BASHA I JEP FUND AVENTURËS NË AUSTRALI/ Mesfushori 33-vjeçar rikthehet në Europë. Ja klubi i tij i ri

Delo.autor

Leave a Comment