Kategoria Superiore Shqipëri

Skënderbeu i bën dalje çekut Nespor, sulmuesi rikthehet te Zaglebie

Martin Nespor mund të quhet tashmë dështimi i merkatos së verës te Skënderbeu, pasi ai ishte ndër afrimet më të bujshme të klubit, por te korçarët u aktivizua shumë pak. Ai ka gjetur marrëveshjen me klubin për të larguar që më herët, pasi kishte kontratë deri në fund të sezonit.

Nespor i është bashkuar ish-ekipit të tij, Zaglebie, dhe këtë gjë e ka pranuar edhe drejtori sportiv i këtij klubi.

“Eksperienca e tij te Skënderbeu nuk shkoi siç lojtari e priste, kjo sepse ai u dëmtua. Ai tani ka nevojë të rikuperohet, prandaj e rikthyem më herët nga huazimi. Diskutuam për kushtet e kthimit me Skënderbeun që në dhjetor, dhe po ashtu lojtari kishte dëshirë të rikthehej”, ka thënë drejtori sportiv në një intervistë për faqen e klubit.

Kohët e fundit ai ishte shndërruar në problem, pasi nuk pranonte të largohej. Sulmuesi u soll me bujë në Korçë, por dëmtimet nuk e lanë të qetë, dhe i duhej të udhëtonte shpesh drejt Gjermanisë për të trajtuar shpinën e dëmtuar.

Related posts

SFIDA NDAJ EGNATIA-S/ Shehi: Përballemi me një skuadër që ka vendosur në vështirësi çdo ekip

Delo.autor

CRAIOVA-LAÇI/ Kurbinasit kërkojnë kualifikimin në Conference League (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Skënderbeu kënaqet me pak, Tirana sheh rezultatet pozitive dhe nderon Partizanin

Isa.Autor

Leave a Comment