Bundesliga Futboll

Zyrtare/ Bayern Munchen firmos me yllin e Gjermanisë

Leon Goretzka do të largohet nga Schalke 04 për të vazhduar karrierën e tij te Bayern Munchen duke nisur nga muaji qershor i këtij viti.

Lajmin e bëri të ditur drejtori ekzekutiv i Schalke 04, Christian Heidel: “Na informoi në fillim të javës dëshirën e tij për t’u larguar te Bayern. Ka kaluar vizitat mjekësore dhe mund të them që kemi humbur një lojtar shumë të mirë. Ka firmosur tashmë me bavarezët”.

“Bëmë çmos që të rinovonte. Ishim të përgatitur për këtë”, shtoi Heidel.

22-vjeçari Leon Goretzka është një nga talentet më të mëdha të futbollit gjerman, që kërkohej edhe nga klubet e tjera të mëdha europiane, por Bayern u tregua më i shkathët, duke arritur marrëveshjen me lojtarin, për të cilin nuk do të shpenzojnë asgjë për ta marrë nga Schalke 04.

Related posts

KA EDHE KËSHTU/ Lenglet: Ja pse refuzova t’i bashkohesha JUVES, atje do më…

Isa.Autor

FAZA E ELIMINIMIT DIREKT/ Të gjithë duan të shmangin CR7, Mbappe e Muller. Ja çfarë duhet të dini…

Delo.autor

NGA AKSIDENTET ME DASHJE TEK MJEKRA VETËM TË PREMTEN/ Ja besëtytnitë e trajnerit Sarri

Delo.autor

Leave a Comment