Kategoria Superiore do të rikthehet të ditën e nesërme pas javës pushim për shkak të Kombëtareve me 2 sfida që do të luhen në fusha asnjanëse. Bëhet fjalë për Laçi-Teuta dhe Kastrioti-Kukësi që pritet të startojnë në orën 14:00.
Federata Shqiptare e Futbollit e ka vlerësuar takimin që do të luhet në “Elbasan Arena” mes kurbinasve të Artan Mërgjyshit dhe durrsakëve të Bledi Shkëmbit, teksa ka caktuar 5 gjyqtarë. Kryesor do të jetë Enea Jorgji, ndërkohë që ndihmesa të tij janë caktuar Rejdi Avdo dhe Denis Rexha. Juxhin Xhaja dhe Kridens Meta janë 2 gjyqtarët e linjës. Ndërkohë që arbitër i katër do të jetë Emigres Ganxhi. Takimi që do të zhvillohet në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës i është besuar gjyqtarit Klajdi Kola, me asistentët Rudin Preça dhe Paulin Simoni. Gjyqtar i katërt do të jetë Klodian Shahini.
E SHTUNË 20 TETOR:
14:00| LAÇI-TEUTA (Stadiumi “Elbasan Arena”)
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Denis Rexha, Rejdi Avdo, Emigers Ganxhi; Gjyqtarë linje: Juxhin Xhaja; Kridens Meta
14:00| KASTRIOTI-KUKËSI (Stadiumi “Redi Maloku”)
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Rudin Preça, Paulin Simoni, Klodian Shahin