Kategoria Superiore Shqipëri

Skëndërbeu i “sakatuar”, probleme në kampin e ‘Ujqërve të Dëborës’

Skënderbeu ka një transfertë të vështirë të premten. Skuadra e drejtuar nga Ilir Dajado sfidojë Luftëtarin, që e mbylli vitin me tre fitore radhazi dhe tashmë optimizmi në Gjirokastër është i madh, kjo edhe për shkak të afrimeve në merkato.

Gjithsesi Skënderbeu është Skënderbeu dhe do të kërkojë të marrë tre pikët. Korçarët po përgatiten me këtë synim dhe po i jepet dora e fundit përgatitjeve. Për t’u thënë është fakti që jo gjithçka shkon mirë te bardhekuqtë, pasi mungesat për këtë ndeshje shkojnë në katër.

Më saktë dy konsiderohen të rëndësishme, pasi Ali Sowe dhe Afrim Taku kanë qenë titullarë në pjesën e parë të sezonit, kur për Suad Sahitin dhe Nazmi Gripshin nuk është se ka pasur shumë hapësira dhe Daja i ka përdorur si alternativa.

Me Sowe që mbetet jashtë ndryshon edhe sulmi. Xhejms pozicionet në majë të këtij reparti dhe nigeriani në fakt aty ndihet më mirë. Te Laçi shkëlqeu si sulmues dhe kjo e bëri Skënderbeun ta blinte atë./EDS/

Related posts

TIRANA ËNDËRRON MILIONAT/ Ja sa mund të përfitojnë kampionët e Shqipërisë në Europa League

Delo.autor

ZYRTARE/ Çekiçi kthehet në Superligën turke. Pritet të formojë dyshen e sulmit me Çikalleshin

Delo.autor

SITUATË E TRAZUAR TEK KOMBËTARJA/ Ja misteri i largimit të Grezdës nga grumbullimi

Delo.autor

Leave a Comment