Futboll La Liga Sport

ZBARDHET E VËRTETA/ Ja 5 motivet përse MODRIC ka vendosur të qëndrojë tek REALI

Në pritje të fundit të telenovelës së quajtur Luka Modric në këtë merkato vere, në Spanjë kanë nisur që të dalin në dritë detajet e vendimit për të bërë prapakthehu të kroatit. Nëse në fillim ishte thënë se mesfushori hezitonte të shkonte në Milano tek Interi për shkak të ofertës ekonomike, e përditshmja sportive spanjolle “AS” shkruan arsye të tjera që kanë ndikuar sipas saj në tërheqjen e Modric.

Rinovimi i kontratën do ta bëjë Modric-in një nga futbollistët më të paguar të Realit. Ai do të marrë 10 milionë euro në një sezon, e kjo rrogë do të jetë e njëjtë me atë të kapitenit Sergio Ramos, e pas yllit Gareth Bale. Një tjetër arsye është shansi që ai ka për të fituar trofe duke qenë një “galaktik”. Reali ka 4 Champions në 5 kompeticionet e fundit, kurse Interi nuk e fiton prej 8 vitesh

Një arsye tjetër është edhe familja, që në këto 6 vite është përshtatur mirë në Madrid dhe pjesëtarët nuk kanë dëshirë që të largohen. Ardhja e Julen Lopetegui-t gjithashtu ka ndikuar te mesfushori. Tekniku i ri nuk do ta ndryshojë stilin të luajturit të ekipit, por do të vazhdojë me atë të ish teknikut Zidane.

Në fund, ndikim ka edhe largimi i Cristiano Ronaldo-s. Me portugezin te Juvja, në ekip ka një boshllëk dhe kroati ka shansin që ta mbushë atë dhe të kthehet në ikonën e re të skuadrës.

Related posts

DASHURIA PËR ZIKALTRIT/ Nainggolan zbulon arsyet pse i tha “jo” dy gjigantëve të Premier League

Isa.Autor

E PAPRITUR PËR INTERIN/ UEFA nis procedim për shkelje të Fair Play Financiar

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Një rast pozitiv me covid-19, anulohet ndeshja në Spanjë

Delo.autor

Leave a Comment