Futboll Seria A

Sulmuesit në qendër të kritikave, një gol vlen 5 milionë euro. Milani nuk i pret më

Deri në këtë pikë të sezonit, Andre Silva dhe Kaliniç nuk i kanë respektuar aspak pritshmëritë. Kroati ka shënuar katër gola në 21 ndeshjet e luajtura me fanellën kuqezi mes kampionatit dhe Kupave.

I ardhur me etiketën e “njeriut skuadër”, 29- vjeçari nuk ka treguar asnjë nga cilësitë, për të cilat u afrua te kuqezinjtë.

Nëse në përvojat e tij të mëparshme vihej në dispozicion të ekipit dhe me efektin e anasjelltë gjente golat te “Djalli”, ai nuk po arrin të dalë në pah.

Marko Fasone pagoi plot 25 milionë euro për kartonin e tij si profili ideal për skemat e ishtrajnerit Vinçenco Montela, me numrin shtatë kuqezi që i ka sjellë renditjes së Milanit në Serinë A vetëm shtatë pikë.

Katër rrjetat e deritanishme (ndërkohë që 4 ia ka shënuar vetëm Interit në të kaluarën )i kanë kushtuar klubit 5.41 milionë euro secila dhe Xhenaro Gatuzo shpreson ta rikuperojë duke shtuar numrin e vertikalizimeve dhe gjithashtu atë të krosimeve në zonë.

Po katër gola CV-ja e Kaliniç i numëron edhe në përballjet ndaj Kaljarit, me Milanin që shpreson të përfitojë nga ky zakon fatsjellës i sulmuesit në sfidën e ardhshme në kampionat, pikërisht ndaj ekipit nga Sardenja.

Andre Silva – Sipas “TuttoSport” edhe statistikat e Andre Silvës nuk janë më të mira, sidomos në raportin kosto kartoni dhe sasi golash.

Portugezi nuk ka pasur shanset e Kaliniçit në Serinë A, por në Ligën e Europës ka qenë ndër të preferuarit e Montelës. Besimin e dhënë portugezi e ka shpërblyer me dhjetë gola, por asnjëri syresh nuk është realizuar në kampionat.

Edhe në rastin e tij golat kushtojnë shtrenjtë, por për fatin e keq të Milanit, jo për renditjen, por për arkat e klubit.

Për 21-vjeçarin u paguan 38 milionë euro për ta rrëmbyer nga Porto dhe çdo gol i tij me fanellën kuqezi ka kushtuar deri më tani pothuajse katër milionë euro. Bilja – Situatë analoge edhe për Lukas Biljan. Argjentinasit më shumë se golat i kërkohet gjeometria, por Milani nën regjinë e tij ka çaluar dukshëm.

Me një notë mesatare prej 5,67, mesfushori nuk po arrin të justifikojë në fushë thuajse 25 milionë eurot që Milani shpenzoi në verën e kaluar për ta blerë nga Lacio.

Nën notën mesatare, por edhe nën nivel në thuajse të gjitha ndeshjet me kuqezinjtë, 6- ta e marrë ndaj Krotones duket si thirrja e fundit për rikuperimin e tij. Së bashku me dy të sipërpërmendurit edhe ai ka një afat, të cilin duhet ta respektojë nëse dëshiron të luajë në “San Siro” edhe në sezonin tjetër

Related posts

SFIDA ELIMINATORE NDAJ ISLANDËS/ Kaçe optimist: Nën drejtimin e trajnerit të ri japim…

Delo.autor

NUK ËSHTË BROJA DHE AS HYSAJ/ Ja lojtari i Kombëtares me më shumë ndjekës në “Instagram” (FOTO)

Delo.autor

Ronaldo SPEKTAKËL që në stërvitjen e parë, traversë dhe GOL me SHPATULL (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment