Futboll Premier League Sport

Pep Guardiola e adhuron, Manchester City dëshiron të përforcohet me mesfushorin e Real Madridit

Manchester City thuhet se ka braktisur interesin për mesfushorin e Real Madridit, Isco dhe tani janë të interesuar të nënshkruajnë me shokun e tij të skuadrës Toni Kroos. Trajneri i City, Pep Guardiola, ka deklaruar, se ai do të shikojë mundësinë për të afruar një ose dy lojtarë të rinj në skuadrën e tij, që këtë sezon fitoi Premier League, duke u bërë ekipi i parë në historinë e kampionatit anglez që grumbullon 100 pikë në një sezon të vetëm. Isco ka qenë i lidhur me një lëvizje në “Etihad Stadium” për disa kohë dhe kuptohet, se Guardiola është ende një tifoz i mesfushorit spanjoll, por presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nguron të lërë 26-vjeçarin të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Portali spanjoll “Don Balon” raporton, se Man City tani kanë ndryshuar fokusin e tyre duke shfaqur interes për Kroos, me trajnerin spanjoll që kërkon nnjë mesfushor të ri, që të përforcojë këtë repart. Rivalët e qytetit Manchester United kanë qenë më parë të lidhur me Gjermaninë ndërkombëtare, edhe pse ata janë më të interesuar për të nënshkruar me Fred ose Sergej Milinkoviç-Saviç këtë verë. City gjithashtu ka treguar interes për të dy lojtarët, ndërsa Jorginho i Napolit është një tjetër lojtar, që është në radar të kampionëve të rinj. Ironia është se Kroos ishte shumë i afërt me Manchester Unitedin katër vjet më parë, me “Djajtë e Kuq” që u tërhoqën, për shkak se kishin nënshkruar me Ander Herrera dhe Luke Shaw. “Toni Kroos ra dakord të vinte në verë. Unë e kisha gjetur marrëveshjen me Tonin dhe me agjentin e tij”, zbuloi ish-trajneri David Moyes.

Related posts

PRAPASKENA/ Ibra: Te INTERI qeshnin me mua, nuk më besuan kur u thashë se…

Isa.Autor

I DHUROI FITOREN MILAN-IT NDAJ ATLETICOS/ Messias: Ndeshja e karrierës, këtë histori e ka shkruar Zoti

Delo.autor

PSG SHKËLQEN DHE PA MESSIN/ Siguron TRE fitore në TRE ndeshjet e para

F.autor

Leave a Comment