Futboll

Talenti i Guardiolës: Vetëm këta tre lojtarë janë në nivelin e Messit

Anësori gjerman i Manchester City, Leroy Sané, i dha një intervistë gazetës “Die Welt”. Lojtari konsideron se është larg nga arritja e nivelit të Leo Messit, që konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Megjithatë, Sane mendon se janë tre lojtarë, që i ngjajnë argjentinasit të Barcelonës: “Vetëm disa lojtarë në botë janë në nivelin e Messit: Ronaldo, Neymar dhe Hazard. Ata janë në një nivel, që askush nuk mund t’i arrijë tani”. Ai, gjithashtu, foli për futbollistët e tjerë, që janë një hap më poshtë, por nuk përmendi asnjë nga shokët e tij: “Özil dhe Cavani kanë arritur, gjithashtu, gjëra të pabesueshme”.

Sa për arritjen e këtij niveli, gjermani është i qartë: “Nuk kam arritur ende aq lart, më duhet të argëtohem dhe të jem në gjendje të luaj lirshëm. Nuk kam vendosur qëllime specifike për karrierën, vetëm do të jap maksimumin. Pjesa tjetër do të ndodhë”.
Sane, më në fund zbuloi se Guardiola ishte i rëndësishëm për nënshkrimin e tij me Manchester City, por edhe futbollisti i Bayern Munich dhe shoku i ekipit kombëtar, Joshua Kimmich: “Kur Pep më thirri dhe më tha se më donte në ekipin e tij, unë e dija çfarë duhet të bëja. Unë fola me Kimmich dhe ai më tha: “Nëse ju e vlerësoni si trajner Guardiolën dhe ai ju do në ekipin e tij, bëje atë”.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pasion i pastër për Liverpool; Gerrard feston si i çmendur 2 golat e Salah (video)

Sadik.Autor

“DHIMBJE QË KALOJNË NGA…”/ Lamtumira e “Fenomenit”, 10 vite më parë përfundonte një epokë

Delo.autor

Fillimi i shtatorit me ngjyrat kuqezi, sa shumë ndeshje të përfaqësueseve

Isa.Autor

Leave a Comment