Futboll Kategoria Superiore Sport

“LAVDIA I SHKON ATIJ LART PËR KËTË MREKULLI…”/ Egbo: Ta shijojmë këtë fitore sot

Tirana mori një fitore të rëndësishme në ndeshjen e sotme ndaj Kukësit. Bardheblutë triumfuan me përmbysje 2-1 ndaj verilindorëve.

Pas ndeshjes, trajneri i kryeqytetasve, Emanuel Egbo dha një prononcim për “Supersport”, ku nuk e fshehu gëzim pwr arritjen e këtij rezultati

Fitore ndaj kryesuesve?

Jam pa fjalë. Nuk e di na ku t’ia nis. Lavdia i shkon atij lart që bëri këtë mrekulli. E gjithë bota e ka një zot dhe ai nuk iu zhgënjen kurrë. Ai ia jep atij që jep maksimumin. Nuk e di si mund t’i falënderoj çunat për atë që dhanë. Zoti I shpërbleu për atë që dhanë.

Zëvendësimet?

E filluam mirë ndeshjen. Pjesën e dytë e nisëm ashtu si në pjesën e parë. Pësimi golit ndryshoi çdo gjë. Çunat besuan, ndonëse kishin vështirësi, por ia dolëm. Me besimin që kishim, zoti ndryshoi çdo gjë.

Kobinah?

Është një lojtar që shpesh e kam thënë, se mund të rrijë 15 minuta në izolim, por më pas ia arrin të dalë. Ne e dimë se kur e ka topin, mund të na ndihmojë shumë. Mënyra se si e pësuam golin, nuk ishte naive, është diçka që mund të ndodhë. Nuk është gafë e Vangjelit, gabimi ishte që ne mbrojtësi i krahut.

Derbi?

Ta shijojmë këtë fitore sot, një ditë më shumë pushim nuk ka diçka ndryshe. Nesër kemi përsëri stërvitje dhe jemi njësoj si Partizani. Morali është i lartë dhe besimi po ashtu, vazhdojmë me këmbë në tokë.

Muçi edhe Ngo në lojë bashkë?

Muçi në pjesën e parë luajti mirë, në pjesën e dytë deri kur pësuam gol nuk mu duk mirë. Mendova se nuk mund të luanin mirë bashkë me Ngonë. Goli i Bathës nuk është fat, nëse ia bëjmë hyzmetin zoti i shikon këto dhe na shpërblen. Nuk e quaj fat, por dorë e zotit. Edhe kur ishim duke humbur, unë besoja te përmbysja. I kam thënë çunave që kam besim te ekipi.

Ismajlgeci meriton më shumë?

Normalisht meriton më shumë. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. I thashë para ndeshjes që të jetë gati pasi mund të fus në fushë. Ne kemi parë organikën që kemi në ekip dhe bëjmë zgjedhjet tona.

Related posts

TË GJITHË NË KËMBË/ “Xhamadani Vija vija” me Aurela Gaçen dhe Era Istrefi elektrizojnë stadiumin kombëtar (VIDEO)

Delo.autor

PRAPASKENA/ Ja si MESSI dhe PEP i hoqën mundësinë ICARDIT të shkëlqente te BARÇA

Isa.Autor

PLASIN POLEMIKAT NË SPANJË/ VAR tërbon Sadikun, i heq supergolin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment