Futboll Premier League

Tottenham-Man City, miqtë s’humbasin 4 ndeshje radhazi prej 12 vitesh

Tottenham do të presë Manchester City-in të shtunën në mbrëmje me synimin për të bërë atë që bëri Manchester United në javën e fundit të kampionatit, të ndalë vrapin e tyre drejt titullit. Sezoni i “Qytetarëve” ka marrë një kthesë në drejtimin e gabuar kohët e fundit dhe skuadra e Pochettino do të kërkojë të përfitojë nga kjo situatë. “Spurs” do të paraqiten në këtë ndeshje pas fitore 2-1 të marrë javën e kaluar në fushën e Stoke, që ka qenë edhe e karta radhazi për londinezët.

Humbja e tyre e fundit ka qenë në Champions League kundër Juventus, por ata janë të pamposhtur në kampionat prej 14 ndeshjes, gjatë të cilave kanë marrë 11 fitore. City, siç e thamë më lart, kishte mundësinë të fitonte titullin fundjavën e kaluar në derbin e zhvilluar në shtëpi kundër Manchester United, me këta të fundit që kanë fituar 3-2 pasi e kanë mbyllur pjesën e parë në humbje 2-0.

Ndërkohë, humbja e pësuar kundër Liverpool në Champions League, ka qenë e treta radhazi për City-in, që nuk humbte tre takime të njëpasnjëshme që nga shkurti i 2016-ës. Ata nuk kanë humbur katër radhazi që nga prilli i 2006-ës dhe Guardiola do të bëjë gjithçka është e mundur që kjo ecuri të mos ndryshojë.

Gjithsesi, nuk do të jetë aspak e lehtë për City-in që të largohet me pikë nga “Wembley”, duke parë se vendasit kanë fituar 10 nga 12 ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në shtëpi. “Citizens”, nga ana tjetër, kanë fituar vetëm 5 nga 12 ndeshjet e fundit që kanë luajtur në transfertë në të gjitha kompeticionet.

Shifra dhe Fakte 
– Tottenham dhe Manchester City kanë marrë nga 3 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje secila në shtatë ndeshjet e fundit të luajtura kundër njëra-tjetrës.

– Tottenham nuk ka pësuar asnjë humbje në 14 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi (11 fitore, 3 barazime).
– Manchester City nuk pëson dy humbje radhazi në Premier League që nga dhjetori i 2016-ës.

Related posts

NUK HEQ DORË NGA ITALIANËT/ Marseille kërkon sulmuesin AXURR, nuk është Balotelli…

Isa.Autor

Publikohen formacionet zyrtare midis Anglisë dhe Italisë

Sadik.Autor

“DOLE MË NË FUND NGA XHEPI I CHIELLINIT”/ Tifozi tallet me Lukakun, por ylli belg i kthen përgjigjen epike (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment