Futboll Seria A

Kupa e Italisë, Milan kërkon të bëj “biss” kundër Lazio

AC Milan synon të arrijë fitoren e dytë kundër Lazio në harkun e katër ditëve, teksa do të presin të besuarit e Simone Inzaghi në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Milan fitoi 2-1 kundër Lazio, të shtunën në “San Siro”, por ishte një fitore që solli shumë polemika pasi goli i parë i shënuar nga Patrick Cutrone ishte me dorë dhe kjo i shpëtoi VAR (moviolës në fushë) duke sjellë protestat e ashpra të bardhekaltërve. “Eshtë e pabesueshme. Ndershmërisht, nuk e pashë që goli ishte me dorë, por pikërisht për këtë është VAR, për gjërat që ne nuk shohim. Përse nuk e aplikuan këtë herë,” – tha Inzaghi për “Mediaset Premium”, pas ndeshjes.

Image result for cutrone lazio

Kjo fitore vazhdoi rilindjen e Milan nën urdhrat e trajnerit të ri, Gennaro Gattuso. Kuqezinjtë e nisën keq sezonin, pavarësisht nga 210 milionë euro të blerje në merkaton e verës, por gjithsesi ata janë ngjitur në vendin e shtatë nga vendi i 11-të në kohën e trajnerit Montella. Milan eliminoi Inter në raundin e kaluar të Kupës së Italisë dhe nuk e provon shijen e humbjes prej 5 ndeshjesh. Ndërkohë, humbja e Lazio në “San Siro” ndali një ecuri pozitive me tetë ndeshje pa humbje, ku përfshihet edhe fitorja 1-0 ndaj Fiorentina në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Image result for Gennaro Gattuso

Gjatë kësaj ecurie, Lazio shënoi 25 gola, përfshi edhe fitoren 5-1 ndaj Chievo dhe në “San Siro” do të përpiqet të rikthehet te futbolli i bukur që ka “prodhuar” në këtë sezon. Gjithsesi, mbetet në dyshim prania e golashënuesit më të mirë në Serie A, Ciro Immobile, i cili mungoi të shtunën si pasojë e një problemi muskulor. Nga ana tjetër, te Milan do të mungojë Andrea Conti, i cili nuk luan që nga fundi i shtatorit, pas një operacioni në ligamentet e gjurit. Nuk do të luajë as Cutrone, i cili u skualifikua për dy ndeshje, pas golit të shënuar me dorë kundër Lazio në fundjavën e kaluar.

Related posts

“AI ËSHTË GOLASHËNUAESI MË I MIRË”/ Babai i Haaland: Për djalin interesoheshin 100 ekipe

Delo.autor

TRENDI I RI/ I shënoi Arsenalit, lojtari i Atletiko Madridit FESTON me SHQIPONJË (FOTO)

Isa.Autor

MERR FUND PRITJA/ “Arena Kombëtare” ndez dritat (FOTOT)

F.autor

Leave a Comment