Futboll Premier League

Legjenda e Arsenalit: “Ozil dhe Sanchez e kanë mbajtur peng klubin në shumë aspekte”

Legjenda e Arsenal, dhe në të njëjtën kohë gazetar dhe opinionist te e mirënjohura Sportsmail, Martin Keown i është përgjigjur disa pyetjeve teksa po fliste për krizën momentale që ka pushtuar Arsenal-in e tij të dashur.

Alexis Sanchez pritet të largohet për te Manchester United me klubin që pritet të mbetet jashtë Champions League për të dytin vit radhazi.

Image result for Martin Keown

Kur pyetet se sa shumë ka ndikuar situata e Sanchez dhe Ozil tek Arsenal, ai përgjigjet: “Ozil dhe Sanchez e kanë mbajtur peng klubin në shumë aspekte”.

“Dhe kjo ka ndikuar në grup. Pasi shokët e tyre të ekipit pyesin veten: ‘Përse nuk do njeri të qëndrojë tek Arsenal?’.

“Sezonin e kaluar këta të dy janë përdorur si justifikim për të ardhmen e Wenger. Por edhe pasi Wenger rinovoi për dy vite, Ozil dhe Sanchez nuk kanë rinovuar.

Sanchez është mercenari më i madh i historisë së futbollit.

 

Manchester City kishte kohë që kërkonte Sanchez, dhe nëse nuk do të kishte marrëveshje në janar ata do ta prisnin në fund të sezonit.

City do të ishte vendi ideal për aftësitë e Sanchez. Por për të, nuk është çështja të transferohet te klubi më i përshtatshëm për të.

“Ai mbase ka menduar se nuk do t’i vinte një ofertë më e mirë në fund të sezonit dhe më e mira do të ishte të pranonte ofertën e United tani. Gjithçka bëhet për paratë.”

Related posts

Vendimet e UEFA-s për ‘Fair Play Financiar’. Gëzon Roma, por hidhërohet Interi

Sadik.Autor

VIDEO/ Zhbllokohet rezultati, Inter në avantazh ndaj Crotones

Q.Autor

E PAPRITUR/ Ze Maria dërgon Karabecin në tribunë, Halili premio të majme për fitore

Isa.Autor

Leave a Comment