Futboll Ligue 1

“Tekanjozi” Nejmar, i mohon Kavanit rekordin për të arritur “pokerin” e parë

Nejmar vs. Kavani: rikthehet konflikti. Raporti joideal mes dy kampionëve të PSG-së rrezikon të degjenerojë më tej.

Faji është i brazilianit që në suksesin 8-0 të parisianëve kundër Dizhonit, kur shifrat ishin në 7-0, ka vendosur të godasë penalltinë e golit të fundit pa ia lënë uruguaianit që, në rast shënimi, do kishte kaluar Ibrahimoviçit si goleadori më i mirë në historinë e klubit.

Dhe gjesti nuk është pëlqyer aspak nga tifozët, shumë të lidhur me Kavanin: pas përfundimit të ndeshjes, publiku i ka rezervuar për “O’Ney” vetëm vërshëllima, pavarësisht “pokerit” personal të brazilianit, që ka lënë fushën e lojës i errësuar, pa festuar as fitoren (e “tepruar”).

nejmar1-470x264

KAVANI KAP IBRËN – Rekord që, megjithatë, është barazuar nga “Matador”-i. Kur rezultati ishte 2-0, Di Maria mori rolin e njeriut-asist dhe dërgoi topin në kokën e bomberit: duke arritur kështu, pra, Ibrën, në kuotën e 156 rrjetave me francezët.

5 HERË “POKER – E të mendosh që mund të kishte qenë një ditë akoma më e bukur për “yllin” brazilian, po të mos kishte qenë për atë çast llastimi: katër golat, në fakt, ka arritur t’i shënojë plot pesë herë gjatë karrierës së tij.

Related posts

SFIDA NDAJ LAZIOS/ Dy rikthime “zikaltër” pas dëmtimeve, ja emrat

Delo.autor

SOUTHAMPTON – MAN CITY/ City kërkon fitoren për të mbetur në garën për titull (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Senegali dominon Korenë e Jugut në miqësore, synon surprizën në Botëror (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment