Futboll Seria A

Telashe për trajnerin Allegri pas Kupës, dëmtohen dy nga titullarët

Fitorja 1-0 dje në fushën e Atalantës, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, ka lënë shenja jo të mira te skuadra e Juventusit. Klubi bardhezi ka njofuar për mediat se disa lojtarë nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Max Allegri për ndeshjen e radhës në kampionat, atë ndaj Sassuolo. Bëhet fjalë për Douglas Costa dhe Federico Bernardeschi, të dëmtuar gjatë këtij takimi. Ndërkohë që skuadra sot ka qenë në palestër dhe në fushë për të përgatitur ndeshjen e radhës, këta dy lojtarë kanë qenë në infiermeri, për të nisur rikuperimin pas dëmtimeve të marra.

Futbollisti Federico Bernardeschi

Bernardeschi, që hyri në fushë në minutën e 63-të, pikërisht në vend të Douglas Costa, ka kryer disa terapi, pas një traume që pësoi në gjurin e majtë, por nesër do të mësohet saktësisht niveli i dëmtimit. Dëmtim në pulpën e majtë ka pësuar edhe Costa, që doli nga fusha pikërisht për shkak të dëmtimit, duke nisur edhe ai një periudhë rehabilitimi. Por edhe gjendja e Douglas Costa do të verifikohet më saktësisht nesër, por gjasat janë që të dy lojtarët të mos jenë në fushë ditën e diel, ndërkohë që po punohet për të qenë të paktën në stol.

Related posts

TOMORI “BLINDON” MESFUSHËN/ Afron në ekip ish-futbollistin e Kombëtares Shpresa…

Delo.autor

MALLORCA NUK DORËZOHET/ Falë gabimit të Ter Stegen, Budmir shënon ndaj “Katalanasve” (VIDEO)

Delo.autor

“PIRLO? MË MIRË TË DIGJET ME IDETË E TIJ”/ Ancelotti: Milan ende larg Inter dhe Juventus

Delo.autor

Leave a Comment