Kategoria Superiore Shqipëri

“Tërmet 3 ballë” në Laç, gjunjëzohet Luftëtari i Likës

Laçi-Luftëtari 3-0
Golat: Nika 23’, Rexhinaldo 31’, Qaqi 79’
Laçi – Luftëtari Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Eskerda (Xhixha 72’), Shtubina, Nika, Uzuni, Rexhinaldo (Shala 92′). Trajner: Gentian Mezani
Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Jakovljevic, Beqiri, Xhekson, Aleksi, Ramadani (Aurelio 68’), Abazaj (Minga 61’), Rroca, Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika.
Gjyqtar: Olsi Sokoli
Kartonë të verdhë: Fangaj, Shtubina, Nika / Ramadani, Beqiri, Aleksi

Bardhezinjtë e Gentian Mezanit janë kthyer te fitorja, pas disfatës në sfidën e parë zyrtare të vitit 2018, për kampionat, në Kamzë. Edhe pse kanë pasur përballë një kundërshtar mjaft ambicioz, si Luftëtari, që vinte me moralin e lartë që jepte fitorja e fundjavës së kaluar ndaj Skënderbeut, kurbinasit ia kanë dalë të jenë të suksesshëm në këtë çerekfinale të parë. Në minutën e 23-të, pas një harkimi drejt portës mike, të larguar nga gjirokastritët,topi përfundon në këmbët e Nikës, i cili gjuan fort nga jashtë dhe mposht Ruçin. Zhbllokohet rezultati. Nuk vonon shumë dhe në minutën e 31-të, Rexhinaldo dyfishon shifrat me një goditje të shkëlqyer me kokë, pas një harkimi perfekt nga krahu i majtë. Pjesa e dytë është më kërkuese për bluzinjtë, që nuk pajtohen me disavantazhin. Ata tentojnë të shënojnë të paktën një gol në fushë kundërshtare, që ka shumë vlera në të tilla ballafaqime të Kupës. Në minutën e 61-të, trajneri Lika nxjerr nga loja Abazajn, jo pak i mërzitur në këtë rast, duke rikompozuar modulin taktik të të tijve. Rastet nuk mungojnë në portën e Laçit, por kur mendohej se do të ngushtohej rezultati, janë vendësit që trefishojnë. Në minutën e 79-të, goditja e dënimit, e ekzekutuar nga Uzuni, devijohet nga Qaqi dhe përfundon në rrjetën gjirokastrite. Tashmë fitoja bëhet me “tri yje”, hapi i kurbinasve drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë është dukshëm i madh. Gjithsesi, gjithçka do të vendoset në kthim, kur Luftëtari do të luajë gjithçka për gjithçka, nëse ushqen ende shpresa kualifikimi, edhe pse në kufijtë e së pamundurës.

Related posts

“DEMAT E KUQ” NDALEN NË VLORË/ Flamurtari i merr një pikë kampionëve

Delo.autor

E BUJSHME NGA POLONIA/ Pas transferimit tek Legia, Ernest Muçi grumbullohet nga trajneri Edi Reja

Delo.autor

SHTATË FITORE RADHAZI NË AUSTRI/ Trajneri shqiptar festë të çmendur me ekipin në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment