Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E YLLIT FRANCEZ NË UDHËKRYQ/ Griezmann takim me Abidal për transferimin tek klubi…

Rrugët që kanë ndjekur Antoine Grizmann dhe Barcelona mund të kryqëzohen pikërisht në merkaton e verës, edhe pse më pak se një vit më parë sulmuesi francez vendosi të rinovonte kontratën me “Los Colchoneros” deri në vitin 2023, duke i thënë “jo” ofertës së “blaugranave”.

E përditshmja katalane “El Mundo Deportivo”, zbulon se 28-vjeçari ka patur një bisedë ditët e fundit me Aric Abidal, menaxherin e skuadrës kampione në fuqi e Spanjës, për të biseduar pikërisht rreth mundësisë së transferimit të tij në “Camp Nou”.

Bisedimet favorizohen nga fakti që klauzola e largimit nga Atletico në kontratën e Grizmann zbret nga 200 në 120 milionë euro pikërisht në muajin korrik.

Griezmann është një ndër opsionet e shumta që ka mbi tavolinë presidenti Bartomeu, që është në kërkim të një sulmuesi të denjë për të zëvendësuar Luis Suarezin, i cili tashmë i ka mbushur 32 vjeç. Një tjetër emër I pëlqyer nga drejtuesit “blaurgana” është Luka Jovic, sulmuesi i ri serb i Eintracht Frankfurtit.

Related posts

NDESHJA E SOTME NDAJ XHENOAS/ Pioli ngre zërin: Milan, ky është shansi i fundit!

F.autor

FINALE SPEKTAKOLARE/ Serbi Xhokovic mposht Federer dhe ngren trofen e “Wimbledon”

Delo.autor

U HODH NGA KATI I GJASHTË I PALLATIT/ Përkeqësohet gjendja e Aldo Teqjas, ja detajet e fundit nga spitali…

Delo.autor

Leave a Comment