Futboll Seria A

Ramirez te Interi? Mediet kineze mohojnë çdo gjë

Mesfushori brazilian i klubit kinez Jiangsu, Ramirez ka kohë që përflitet si një përforcim i mundshëm i Interin në merkaton e dimrit. Mediet italiane prej ditësh raportojnë se është arritur akordi mes dy klubeve, që kanë të njëjtin pronar dhe se mbërritja e Ramirezit në Milano është thjesht çështje ditësh.

Por në orët e fundit, media pranë klubit kinez, ka mohuar gjithçka, duke raportuar se braziliani do të vijojë të luajë në Azi, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Ish mesfushori i Chelseat shikohet si një element mjaft i domosdoshëm nga Spalletti, për vetë faktin se mbulon disa pozicione në fushë dhe ka shumë eksperiencë europiane.

Gjithashtu, ky do të ishte edhe një transferim që nuk rëndon arkat e klubit zikaltër, pasi do të kryhej në formë huazimi, por në bazë të raportimeve të medieve kineze, ka ndryshuar krejtësisht rrjedha e ngjarjeve dhe tani drejtuesit e Interit do të duhet të përqendrohen në ndonjë objektiv tjetër.

Related posts

“DHANË MAKSIMUMIN KUNDËR BARCELONËS”/ Flet legjenda Zanetti: Murinho dhe Conte nuk…

Delo.autor

INTER ESCALDES-TEUTA/ Trajneri Martini kërkon përmbysjen në Andorrë, ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

E BUJSHME/ Në SPANJË janë të SIGURT: RONALDO do TRANSFEROHET në…

Isa.Autor

Leave a Comment