Shqipëri

Thyhet “tabuja”, një femër merr kurajën të kandidojë në zgjedhjet e FSHF-së

Në Asamblenë Zgjedhore që do të zhvillohet në datën 7 shkurt vëmendja është e përqendruar te gara për presidentin e ardhshëm të FSHF-së, por nuk duhet anashkaluar edhe votimi për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Për herë të parë në historinë e Asambleve të FSHF-së kandidate do të jetë një femër. Aldona Sylaj është propozuar për të qenë anëtare e Komitetit Ekzekutiv.

Me profesion juriste, 42-vjeçarja do të kërkojë votën e 66 anëtarëve të Asamblesë më 7 shkurt, për të hyrë në histori si e para femër që fiton një post të tillë.

Sylaj nuk është e panjohur për botën e futbollit. Prej 6 vitesh vitesh ajo është anëtare e Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Një eksperiencë që duket se e ka joshur për të qenë edhe më pranë futbollit, ndonëse aktualisht mban dhe një pozicion të rëndësishëm në kuadrin e reformës në drejtësi.

Image

Aldona Sylaj ka kaluar në komisionin e Vettingut në Kuvendin e Shqipërisë, teksa figurën e ka të pastër. Ajo vazhdon të jetë si zëvendëskomisionere publike e Vettingut, pasi u zgjodh me 100 vota.

Mendoj se ka ardhur koha që dhe femrat të kenë zërin e tyre në “qeverinë” e futbollit shqiptar dhe jo thjesht e vetëm nga ajo që thuhet rëndom se “femra fashit dhunën”. Shumë më tepër: kjo lojë e magjishme po tërheq gjithnjë e më shumë femrat dhe ne kemi dhënë shenja premtuese se mund të bëjmë mirë edhe në këtë sport”, ka thënë 42-vjeçarja.

Related posts

ZYRTARIZOHET TEK DARMSHTAD/ Mesfushori Gjasula: E kam parë këtë klub gjithmonë si një…

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Mposhti konkurencën e Tiranës dhe të Shkëndijes, sulmuesi Cventanovski transferohet tek klubi…

Delo.autor

POLONI-SHQIPËRI/ Ish-portieri Dudek: “Kuqezinjtë” mund të jenë ndëshkuesi ynë

Delo.autor

Leave a Comment