Futboll La Liga

Tifozi vogël: “Ronaldo, je më i miri! Ndërsa Messi…”. “Është më i keqi”, replikon CR7

Shtatë gola, një dygolësh, një të çarë në fytyrë dhe ai selfie disi prej vanitozi, teksa shfrytëzon celularin si pasqyrë. Cristiano Ronaldo është gjithmonë në dritën e proxhektorëve dhe kjo gjë i pëlqen shumë atij. I kërkon, i adhuron, ndihet rehat. Nuk arrin të qëndrojë në hije, dhe as që të jetë i dyti, apo që të përfundojë prapa kuintave. Imazhet e CR7 që del nga fusha i gjakosur kanë bërë xhiron e botës, gjithsesi është pjesë e lojës. Njëlloj sikur është pjesë e lojës edhe duelizmi i brendshëm dhe i përhershëm mes Ronaldos dhe Messi.

Gareth Bale smiled as the mascot told Ronaldo: 'You're the best player in the world and Messi'

“Pleshti”, sikurse dhe CR7 janë idhujt e fëmijëve, që ëndërrojnë të shndërrohet si dy yjet që kanë pushtuar futbollin botëror. Kështu është edhe djaloshi që nga tuneli i dhomave të zhveshjes do të shoqëronte skuadrën e Real Madrid për në fushën e blertë përpara ndeshjes ndaj Deportivo La Coruna. Djaloshi, vetëm pak momente përpara vërshëllimës së parë, teksa qëndron pranë yjeve madrilenë, përshëndet portugezin Ronaldo. Ai drejtohet nga CR7 dhe i thotë shprehjen aq të ëmbël, por të papërfunduar: “Për mua je më i miri në botë! Ndërsa Messi…”

The 32-year-old Portugal forward interrupted to say 'is bad' to finish the youngsters' sentence

Djaloshi bllokohet dhe fraza mbetet pezull, teksa i vjen turp ta përfundojë. Mendon vetë Cristiano Ronaldo që të vendosë pikën fjalisë dhe të qetësojë të voglin: “është më i keqi”, thotë portugezi duke qeshur, për të ngjallur ilaritetin edhe të Gareth Bale. Në atë moment, një tjetër fëmijë thotë “më i keqi”, duke provokuar të qeshurat e të gjithë futbollistëve të Real Madrid, që më pas futen në fushë për të shkatërruar kundërshtarin.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=38&v=vwPrrRcQ12o

Related posts

Lucas Biglia: Argjentina pa Leo Messin është një ekip normal

Q.Autor

EUROPA LEAGUE/ Romagnoli: Ky ishte fajtori i humbjes nga Real Betis

Isa.Autor

NDODH EDHE KJO/ E pabesueshme në Ligue 1, ndeshja ndiqet nga një “jacuzzi”

Isa.Autor

Leave a Comment