Albanian Stars

E ardhmja ende pezull, për Kaçen ka sinjale nga Platanias dhe Panathinaikos

Ergys Kaçe është ende pezull se çfarë do të bëjë me të ardhmen. Është prej javësh në lajmet e merkatos për një largim të mundshëm nga PAOK, por skuadra e tij e ardhshme nuk dihet ende me siguri. Së fundmi, Platanias është duke kërkuar me ngulm shërbimet e shqiptarit, mirëpo në radhë të parë është vendosur Panathinaikos.

kaçe-470x2852-470x285

Kjo e fundit, pas tratativave me PAOK-un për një futbollist brazilian, kërkon me ngulm edhe shërbimet e mesfushorit shqiptar.

Në ditët e para të kësaj jave pritet që të vendoset se çfarë do të ndodhë me Kaçen, nëse Panathinikos do të zyrtarizojë transferimin apo mesfushori i Kombëtares do të mbetet në merkato.

Te PAOK është e sigurt që ai nuk mund të gjejë hapësira dhe në rast se merkato nuk do të sjellë asnjë skuadër të re për shqiptarin, atëherë karriera e tij do të vihej realisht në rrezik në gjashtë muajt e mbetur të sezonit.

Related posts

VIDEO/ Benevento tjetër fitore, rriten shpresat e Memushajt dhe Gjimshitit për të qëndruar në “Seria A”

Q.Autor

Spekulimet për transferimin në kampionatin turk, Sadiku sqaron gjithcka

Q.Autor

Kapiten ndaj Chelseas, Mustafi ndihet mjaft krenar tek Arsenali

Q.Autor

Leave a Comment