Futboll Seria A

Torino e interesuar për Borinin, vjen përgjigjia zyrtare nga Milan

Raportohet se Torino vazhdon me interesin për Fabio Borinin, por Milani menjëherë e ka refuzuar.

Sulmuesi është në huazim te Rossonerët nga Sunderlandi, por ata kanë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Por, Milani i ka bërë të ditur se italiani nuk është për shitje dhe se nuk do të largojnë asnjë nga lojtarët që i kanë transferuar gjatë verës.

Borini ende nuk ka shënuar ndonjë gol në Serie A, por ka dhuruar tre asistime. Torino renditet në vendin e dhjetë me 28 pikë, aq se Milani një pozitë më lartë.

26-vjeçari në të kaluarën ishte pjesë e Chelseat, Liverpoolit dhe Romës.

Por, Borini ka befasuar me paraqitjet e tij të mira duke qenë një nga lojtarët që angazhohet më së shumti në fushën e lojës.

Related posts

Juve i vë çmim Alex Sandros, ja sa duhet të paguajnë skuadrat e interesuara për të

Q.Autor

MLEDHJA E LIGËS PROFESIONISTE/ Superiorja drejt shtyrjes, klubet me sytë nga…

Delo.autor

“KËTU FITOJMË NE”/ Tifozat “KuqeZi” i kujtojnë murin e kalasë së Krujës turqve (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment