Shqipëri

Trajneri i Romela Begaj refuzon dopingun: Është e pastër, do bëjmë testin B

Trajneri i peshëngritëses Romela Begaj, Gazmend Hakcani, njëkohësisht bashkëshorti i shtangistes, është i vetmi që ka reaguar pas skandalit doping që ka përfshirë sportisten shqiptare.

Ai deklaron se Begaj është e pastër, se nuk ka përdorur substanca të ndaluara dhe se kanë kërkuar zhvillimin e testit B. Trajneri Hakcani ka shkruar edhe më tej, kur për mediat ka deklaruar se e gjitha është një lojë e Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes (IWF), që sipas tij kërkon të favorizojë shtangisten amerikane Ann Martha Rogers, e treta në dygarësh.

Peshengritja Romela Begaj

Romela është e pastër dhe analizat e saj janë të pastra. Kjo bëhet qëllimisht nga ndërkombëtarët, ndaj ne kemi vendosur që të hapet edhe testi B”, tha Hakcani për mediat, që do të jetë në Toronto të Kanadasë, kur do të bëhet hapja e analizës së urinës, ku dhe u gjet substanca e ndaluar, stanozolol.

Kjo është hera e dytë që Romela Begaj del pozitive me të njëjtën substancë, pasi e njëjta siuatë ka ndodhur edhe 4 vite më parë, pas Botërorit të Kazakistanit (u pezullua 2 vite). Tashmë shtangistja kuqezi rrezikon 4 vite pezullim ose përjashtim nga sporti.

Related posts

Dominojnë miqtë edhe në “Elbasan Arena”, tifozët braktisin kombëtaren (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Kastrioti-Kukësi: Roxher humbet penallti, Shameti barazon menjëherë shifrat (VIDEO)

Isa.Autor

“EGNATIA IA DEL PËR SUPERIOREN”/ Artur Magani “zbërthen” familjen: Ju tregoj kritikat e babait

Delo.autor

Leave a Comment