Albanian Stars Futboll

Tramezzani në Amerikë, udhëheq Gashin

Sipas raportimeve nga përtej detit, trajneri italian, Paolo Tramezzani është shumë pranë nënshkrimit të kontratës me klubin e Major League Soccer, Colorado Rapids. Referuar medias italiane të profilizuar te lëvizjet e merkatos, “Calciomercato.it”, në fakt marrëveshja mes palëve është arritur tashmë dhe tekniku është gati të udhëtojë përtej oqeanit për këtë aventurë të re. Pas dy eksperiencash si trajner në Zvicër, përkatësisht me Lugano dhe Sion, tashmë Tramezzani do të testojë veten e tij në një tjetër kontinent.

Trajneri italian është shumë i njohur në Shqipëri për eksperiencën e tij të shkëlqyer si zëvendës i ish-trajnerit të kombëtares kuqezi, Gianni De Biasi, dhe të dy udhëhoqën përfaqësuesen tonë drejt kualifikimit për në Europianin “Francë 2016”. Një lidhje me kuqezinjtë të cilën Tramezzani duket se nuk ka ndërmend ta ndërpresë për asnjë arsye në botë. Nëse italiani do të finalizojë këtë transaksion, atëherë ai do të bashkohet te Colorado Rapids me sulmuesin e përfaqësueses së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi.

Related posts

ZBULIMI VJEN NGA ANGLIA/ Inter dhe Real Madrid, drejt shkëmbimit të bujshëm…

Delo.autor

VLAHOVIC NERVOZ/ Juve e sakrifikon pa Champions, e paqartë edhe e ardhmja e Di Maria-s

F.autor

E BUJSHME/ Plas tek Liverpooli, “Mbreti Egjiptian” hedh “bombën” para ndeshjes

Delo.autor

Leave a Comment