Futboll Seria A

Inter, Spalletti: Ju tregoj për Pastore dhe Rafinha

Në prag të ndeshjes së radhës, trajneri i Inter, Luciano Spalletti ka folur për “Premium Sport”, ndër të tjera edhe për merkaton në klubin zikaltër. “Pastore? Është njëri prej atyre me të cilët klubi ka kontaktuar përmes përfaqësuesve, pasi kishim biseduar me drejtorët dhe ju me të drejtë keni folur dhe e keni përmendur të gjithë”, sqaroi Spalletti.

“Rafinha? Mund të luajë në disa pozicione të ndryshme, trekuartist, mesfushor i avancuar dhe madje edhe sulmues anësor. Mendoja dhe prisja që të ishte më shumë në vështirësi në këtë moment. Ndërkohë është krejt e kundërta. E gjeta të stërvitur në mënyrë korrekte”, deklaroi trajneri i Inter për përforcimin më të fundit në kampin zikaltër, i cili foli edhe për kundërshtarin e rradhës. “Spal? Deri pak kohë më parë duhej të jepnim vazhdimësi fitoreve tona, ndërsa tani nevojitet të gjejmë suksesin e munguar dhe çdo sfidë paraqitet e tillë”, deklaroi Spalletti.

Related posts

NDESHJE NË FUSHË ME BORË/ Ja pse duhej të shtyhej takimi Skënderbeu-Partizani…

Delo.autor

BORINI NUK PO GJEN HAPËSIRA TEK MILAN/ Konfirmon Agjenti i sulmuesit: Ja kur do të largohet “Kuqezinjtë”

Delo.autor

E BUJSHME/ Bayern Munich kërkon AKORDIN me “yllin” e Premier League

Isa.Autor

Leave a Comment