Futboll Seria A Sport

PAS FITORES SË “ZIKALTËRVE” NDAJ VERONËS/ Bobo Vieri: Kur vesh një fanellë kaq të lavdishme, je i detyruar të…

Është diskutuar “forma” e fitoreve të Interit në kampionat gjatë bisedës në kanalin “Twitch” të Kristian Vierit.

Ish-sulmuesi ka shprehur këndvështrimin e tij personal lidhur me momentin që po kalon skuadra e Antonio Kontes, i privilegjuar edhe nga fakti i të qenit një ish zikaltër: “Ndodh ndonjëherë të mos fitohen ndeshje të luajtura jo bukur gjatë vitit, – ka pranuar Vieri.

– Ndodhte edhe tek Interi im kur në stol ishte Kuper. Megjithatë, kur vesh një fanellë kaq të lavdishme, je i detyruar të fitosh duke dhënë diçka më shumë. Në njëfarë mënyre, duhet të fitosh edhe duke luajtur një futboll të bukur. Tani dua të shoh Interin të luajë më mirë”.

Related posts

KUKËSI-DEBRECEN/ Ethemi ndëshkon hungarezët dhe shton shpresat, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Zidane: Goli i Ronaldos? Jo më i bukur se i imi (VIDEO)

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Miqësore në qershor, ja kundërshtari që përballet për herë të parë Kombëtarja shqiptare

Delo.autor

Leave a Comment